Reina në Milan, ky do të jetë portieri i dytë në San Siro

Milan do të bëjë ndryshime në portë në sezonin e ri.

Sport

13/03/2018 11:38

Pepe Reina do të jetë portier i ri i Milanit.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” shkruan se portieri spanjoll do të jetë portier i parë te skuadra nga San Siro.

Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, portier i dytë te “Rossonerët” pritet të jetë Alessandro Plizzari, portier i Milanit por aktualisht i huazuar në Ternana. /Lajmi.net/