Reali shkarkon Ancelottin?

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti do të shkarkohet nga posti i tij, pas përfundimit të këtij sezoni, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Sport

26/03/2015 14:21

Humbja në El Clasico ka shtuar presionin mbi trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Andaj, strategu italian do të shkarkohet nga detyra e tij, pas përfundimit të këtij sezoni, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Ancelotti ka kontratë me Los Blancos deri në verën e vitit 2016, mirëpo, shumë vështirë se do të mbetet në detyrë deri në skadim të saj.