Reali ndërron emrin e stadiumit

Real Madrid është afër finalizimit të marrëveshjes me gjigantin Fly Emirates që do të financojë punimet në stadiumin Santiago Bernabeu. Por, arena do të ketë një emër të ri.

Sport

20/09/2014 13:21

Edhe Real Madrid është i gatshëm të dëgjojë kërkesat e sponsorëve.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, gjiganti spanjoll së shpejti do të finalizojë marrëveshjen me Fly Emirates për financimin e rinovimit të stadiumit Santiago Bernabeu.

Vlera thuhet të jetë rreth 500 milionë euro e marrëveshja do të parasheh edhe ndërrimin e emrit të arenës.

Në mesin e opsioneve të mara në konsideratë janë Fly Emirates Santiago Bernabeu, Fly Emirates Bernabeu ose Bernabeu Fly Emirates.