Reali kërkon Pastoren

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Javier Pastore.

Sport

03/10/2014 17:08

Real Madrid ka filluar të planifikojë përforcimet e reja, pavarësisht blerjeve të bujshme të bëra gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas televizionit spanjoll “La Sexta”, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti është i interesuar për mesfushorin ofanziv të Paris Saint-Germain.

Pastore ishte objektiv i kampionit të Evropës edhe para transferimit të James Rodriguezit nga Monaco, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, sipas njoftimeve më të reja duket se Ancelotti ende dëshiron ta ketë argjentinasin në dispozicion të tij, ndoshta nga afati kalimtar i janarit.