Reali ka harruar kur e ka mposhtur Atleticon në ligë

Atletico Madrid është shndërruar në një ‘mace të zezë’ për rivalin lokal të qytetit, Real Madrid.

Sport

27/02/2016 19:31

Real Madridi ka kohë që s’ka fituar ndaj Atleticos në La Liga.

Fitorja 0:1 në Bernabeu me golin e Griezmann, ishte e treta radhazi që Los Colchoneros e arrijnë në këtë stadium ndaj Los Blancos në këtë kompeticion.

Kjo është hera e parë që një skuadër  e mposht Reali tri ndeshje radhazi në Bernabeu në kuadër të ligës spanjolle.

Reali gjithashtu ka gjashtë ndeshje pa fitore ndaj Atleticos në La Liga, përcjell Lajmi.net nga Guardian.