Reali ia vë syrin Welbeckut

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi. Los Blancos ia kanë vënë syrin sulmuesit anglez të Manchester Unitedit, Danny Welbeck.

Sport

12/07/2014 16:25

Real Madridi është në pritje të Radamel Falcaos, po kjo nuk nënkupton se nuk është në kërkim të sulmuesve tjerë.

Përpos James Rodriguez, Los Blancos duket se ia kanë mësyrë një tjetër sulmuesi. 

Tabloidi britanik Daily Star shkruan se kampioni evropian është duke e kërkuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Danny Welbeck, të cilin e konsideron si zëvendësuesin ideal të Alvaro Moratas, që pritet t’i bashkohet Juventusit.

Welbeck ishte pjesë e Përfaqësueses angleze në Botërorin e Brazilit.