Reali fiton me goleadë, Ronaldo shënon katër gola

Në një natë spektakolare për Cristiano Ronaldon ku shënoi katër gola, Real Madrid ka arritur të mposht 6:3 Gironan.

Sport

18/03/2018 22:36

‘Los Blancos’ kanë ngushtuar në katër pikë diferencën me rivalët e Atletico Madrid në La Liga, pasi kanë mposhtur 6:3 Gironan në ‘Santiago Bernabeu’ në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të.

Portugezi serinë e golave e nisi në minutën e 11’, kur shënoi pas një topi të pranuar nga Kroos. Mysafirët u rikthyen shpejtë duke barazuar me anë të Stuanit në minutën e 29’.

Me të filluar pjesa e dytë, Ronaldo u shfaq sërish duke e dërguar topin në rrjetë, pas një topi të pranuar nga Karim Benzema.

Edhe te goli i tretë i Realit, CR7 u bë protagonist duke asistuar te Lucas, që shënoi në minutën e 59’. Ndërsa pesë minuta më vonë, portugezi kompletoi hattrikun, duke shënuar golin e tretë në këtë ndeshje.

‘Mbretërit’ nuk u ndalën me kaq, dhe në minutën e 86’, shënuan golin e pestë të ndeshjes përmes Bale. Deri në fund të ndeshjes, mysafirët shënuan edhe një herë me anë të Huanpe, për rezultatin 5:3.

Dhe për t’i dhënë fund kësaj ndeshje, u përkujdes Ronaldo, që shënoi golin e gjashtë për Realin dhe të katërtin të tij në këtë ndeshje./Lajmi.net/