Reali, 100 golëshi i La Ligas

Real Madridi është një makineri e vërtetë e golit. Los Blancos arritën në sezonin e pestë rresht, duke realizuar më shumë se 100 gola.

Sport

05/05/2014 13:36

Real Madrid s’ka të ndalur, në aspektin e golave. Los Blancos janë një makineri e vërtetë e golit.

Merengues, me golat e realizuar të dielën mbrëma ndaj Valencias, arritën në kuotën e 100 golave në La liga.

Dhe, këtë e bënë për herë të pestë rresht. Në sezonet 2008/09 e 2009/10, ata shënuan 102; në 2010/11 e thyen rekordin me 121 gola; në 2012/13 shënuan 103 gola dhe tash, tri xhiro pa përfunduar sezoni për ta, e prekën shifrën prej 100 golave.

Reali është pjesë e finales së Ligës së Kampionëve këtë sezon, ndërsa ka ende gjasa matematikore për t\’u shpallur kampion i Spanjës.