Reali: 10 ndeshje, 10 formacione

Real Madrid ka shfaqur probleme të ndryshme në fazën fillestare të këtij sezoni. Trajneri Carlo Ancelotti ende nuk ka qenë në gjendje të aktivizojë një formacion bazë, të njëjtë në duele të njëpasnjëshme. Në dhjetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani këtë stinor, tetë në La Ligë dhe dy në Ligën e Kampionëve, Reali është…

Sport

14/10/2013 14:59

Real Madrid ka shfaqur probleme të ndryshme në fazën fillestare të këtij sezoni. Trajneri Carlo Ancelotti ende nuk ka qenë në gjendje të aktivizojë një formacion bazë, të njëjtë në duele të njëpasnjëshme.

Në dhjetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani këtë stinor, tetë në La Ligë dhe dy në Ligën e Kampionëve, Reali është paraqitur me njëmbëdhjetëshe të ndryshme, ka njoftuar Marca.com. Tani për tani, ekipi ka një formacion bazë, ende të pacaktuar.

Ancelotti duket se ka më së tepërmi dyshime në mbrojtje. I vetmi mbrojtës që luajti në të dyja ndeshjet e para të Realit këtë stinor, dhe në ato të fundit, është Sergio Ramos. Ancelotti duket më i vendosur sa i përket dyshes së qendërmbrojtësve, edhe pse ajo ka ndryshuar pas rikthimit të Raphael Varanes nga lëndimi.

Pesë futbollistë janë paraqitur në rolin e mbrojtësve të krahut, Arbeloa, Coentrao, Marcelo, Carvajal dhe Nacho. Në të majtë, Marcelo e nisi sezonin por u zëvendësua gjatë dy ndeshjeve të para. Pas lëndimit, ai u zëvendësua nga Arbeloa, i cili ka luajtur edhe në të majtë, kurse tani po luan Coentrao.

Nacho luajti një herë, kundër Villarrealit. Njësoj është gjendja edhe në mesfushë. Fillimisht Modric luajti në mungesë të Alonsos dhe Illarramendit. Por, në fund, Ancelotti e ndërroi mendjen dhe kroati ishte rezervist në derbi.

Pavarësisht kësaj, Modric dhe Khedira janë mesfushorët që kanë luajtur më së tepërmi. Në sulm, vetëm dy futbollistë kanë luajtur në secilin duel: Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Të tjerët janë ndërruar vazhdimisht edhe pse Isco dhe Di Maria kanë luajtur role të rëndësishme. Ancelotti po e kërkon formacionin bazë ideal, por ende nuk e ka gjetur.