Real Madrid, skuadra e parë që shënon 6.000 gola në La Liga

Real Madrid i është bashkuar listës së veçantë të skuadrave nga pesë ligat kryesore të Evropës me mbi 6000 gola të shënuara në ligë, duke u bërë skuadra e parë spanjolle që e arrin këtë.

Sport

18/02/2018 23:53

Real Madrid shënoi golin e 6.000-të në La Liga, në ndeshjen e së dielës ndaj Real Betis, për t’u bërë skuadra e parë spanjolle që e arrin këtë.

Goli i tretë i Realit ndaj Betisit e i dyti nga Marco Asensio, ishte i 6000-ti në La Liga për Realin, para se të shënonte Ronaldo dhe Benzema, për fitoren 5:3.

Vetëm pesë skuadra në ligat kryesore të Evropës kanë arritur këtë numër, dhe të gjitha vijnë nga elita e futbollit anglez.

Everton, Arsenal, Liverpool, Aston Villa dhe Manchester United kanë arritur 6.000 gola të ligë, me ‘Toffees’ që janë afër bërjes skuadra e parë që arrin 7.000 gola.

Përkundër fitores, Real Madrid ende mbetet 17 pikë larg Barcelonës, duke u pozicionuar vetëm në vendin e katërt./Lajmi.net/