Real Madrid si Ferrari

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka krahasuar gjigantin spanjoll me ekipin e Formulës 1, Ferrari, pasi beson se të dy bëjnë përpjekje të angazhojnë atletët më të mirë në sportet përkatëse. Reali shpenzoi mbi 170 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës në përforcime, përfshirë Gareth Bale nga Tottenham, kurse Ferrari ka dy herë…

Sport

20/09/2013 10:38

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka krahasuar gjigantin spanjoll me ekipin e Formulës 1, Ferrari, pasi beson se të dy bëjnë përpjekje të angazhojnë atletët më të mirë në sportet përkatëse.

Reali shpenzoi mbi 170 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës në përforcime, përfshirë Gareth Bale nga Tottenham, kurse Ferrari ka dy herë kampionin e botës Fernando Alonso dhe së fundmi angazhoi edhe Kimi Raikkonenin, kampion nga 2007, për edicionin e ri në vend të Felipe Massas.

‘Real Madrid është pak sa si Ferrari. Ferrari gjithmonë transferon ngasësit më të mirë, por prapë ju mund të mos dilni fitues. Strategjia jonë nuk është vetëm të shpenzojmë vazhdimisht. Ne jemi të suksesshëm sepse modeli ynë është unik dhe na mundëson të transferojmë futbollistët më të mirë”, deklaroi Perez për Marca.