Real Madrid – Sevilla 2:0, notat e lojtarëve

Real Madrid ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në përballje me Sevillan.

Sport

19/01/2019 18:31

“Mbretërit” arritën që para tifozëve të tyre t’i gjunjëzojnë rivalët nga Andaluzia, shkruan lajmi.net.

Të dy golat u realizuan nga reparti i mesfushës. Fillimisht epërsinë e madrilenëve  e dha Casemiro.

Në minutën e fundit të takimit, ishte kroati Luka Modric ai i cili vulosi rezultatin final të këtij takimi.

Kështu, Real Madrid ka tejkaluar skuadrën e Sevillas në renditjen tabelare, për të zënë tashmë vendin e tretë.

Më poshtë mund t’i shihni notat e lojtarëve për këtë takim, sipas “WhoScored”. /Lajmi.net/