Real Madrid po e transferon mesfushorin që kushton 140 milionë euro

Real Madrid dëshiron që ta përforcoj mesfushën në fund të këtij sezoni.

Sport

11/11/2018 16:08

Real Madrid e di se Luka Modric po shkon në perëndim të karrierës së tij, andaj po kërkon një zëvendësues për të.

Skuadra spanjolle dëshiron ta transferoj mesfushorin e Chelseas, N’Golo Kante, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid është i gatshëm që të ofroj plotë 140 milionë euro për shërbimet e mesfushorit francez.

Chelsea nuk do të heq dorë aq lehtë nga Kante, andaj do të mundohet që ta rrisë edhe më shumë çmimin. /Lajmi.net/