Real Madrid përgatit 80 milionë euro për yllin e Man City

Një lajm jo shumë i mirë është dëgjuar në kampin e skuadrës së Manchester City.

Sport

20/01/2019 12:32

Real Madrid kanë bërë gati një ofertë prej afro 80 milionë eurove për t’i rrëmbyer Pep Guardiolas yllin e skuadrës.

“The Sun” raporton se Bernardo Silva është lojtari i fundit që ka përfunduar në radarin e “Los Blancos”,  transmeton lajmi.net.

Portugezi këtë edicion ka qenë ndër lojtarët kryesorë të “Citizens” pas mungesës së Kevin De Bruyne.

Ai është aktivizuar në mesfushë, ku ka pasur paraqitje shumë të mira, sidomos në ndeshjen kundër Liverpool.

Silva në atë ndeshje kishte vrapuar plot 13.7 kilometra, që është si rekord këtë edicion. /Lajmi.net/