Real Madrid me premtim të ‘çmendur’ për Hazardin

Real Madrid kërkon Eden Hazardin për zëvendësues të Cristiano Ronaldos.

Sport

20/07/2018 10:25

Eden Hazard do të jetë futbollist më i paguar në klub, në rast të transferimit në Real Madrid.

Mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” kërkojnë yllin belg për zëvendësues të Cristiano Ronaldos.

Hazard pritet të bëhet më i paguari në klub së bashku me Gareth Bale, përcjell “lajmi.net”.

Hazard mund të largohet nga Chelsea, përkundër ardhjes së menaxherit të ri, Maurizio Sarri. /Lajmi.net/