Real Madrid me përforcim nga Serie A për 100 milionë euro

Andrea Belotti mund të jetë përforcimi i ri i Real Madridit në verën e vitit 2018.

Sport

16/11/2017 07:09

Andrea Belotti ka zgjuar interesim nga Real Madrid.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se “Los Blancos” kanë kthyer vëmendjen tek sulmuesi i Torinos pas telasheve për ta bindur Tottenhamin të negociojë për shitjen e Harry Kane.

Belotti mund të jetë përforcimi i ri i Real Madridit në verën e vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

Reprezentuesi italian në kontratën e tij në Torino ka dëmshpërblim që i mundëson të largohet nga klubi për 100 milionë euro. /Lajmi.net/