Real Madrid kërkon Conten, ndodh një befasi!

Antonio Conte ka dyshime në lidhje me angazhimin si trajner në Real Madrid.

Sport

08/06/2018 07:14

Real Madrid ka inkuadruar Antonio Conten në mesin e kandidatëve për postin e trajnerit.

“Los Blancos” janë në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Zinedine Zidane.

Conte ka hyrë në mesin e konkurrentëve për bankinën e skuadrës nga Santiago Bernabeu pasi pritet të shkarkohet nga Chelsea.

Por, Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia” raporton se ekziston një problem.

Conte dëshiron ta respektojë kontratën e tij në Chelsea, përcjell “lajmi.net”.

Po ashtu, ai dyshon se në Real Madrid mund të gjejë një grup të futbollistëve që nuk janë të gatshëm të ndjekin metoda e tij të punës. /Lajmi.net/