Real Madrid ia cakton çmimin Gareth Bale

Gareth Bale është një nga emrat më të nxehtë për t’u larguar nga Real Madrid.

Sport

19/02/2019 17:54

Ylli uellsian, i transferuar për 100 milionë euro te Real Madrid në vitin 2013, mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ pas përfundimit të sezonit.

Mediet në Spanjë raportojnë se Florentino Perez, mund të lejojë largimin e Bale, nëse ndonjë skuadër ofron çmimin e kërkuar, përcjell ‘lajmi.net’.

Perez do të lejojë largimin e Bale nëse ndonjë skuadër ofron nga 100 deri në 130 milionë euro.

Me këto para, Real Madrid do të synojë transferimin e Eden Hazard nga Chelsea apo Neymar nga PSG./Lajmi.net/