Real Madrid heq dorë nga Eriksen shkaku i këtyre dy lojtarëve

Real Madrid duket se i ka dhënë fund interesimit për Christian Eriksen.

Sport

05/02/2019 11:02

Real Madrid nuk dëshiron ta transferojë Christian Eriksenin, pasi duhet t’i shpenzojë rreth 150 milionë euro për shërbimet e tij.

Skuadra spanjolle është duke u mbështetur në Luka Modricin dhe Dani Ceballos, andaj nuk dëshiron ta shpenzojë atë shumë në transferimin e danezit.

Tottenham tani është në rrezik nga Barcelona për Christian Eriksenin, pasi edhe ata janë në garë për të.

Danezi ka disa sezone që po kalon nëpër një formë të lartë, andaj katalonasit e duan transferimin e tij. /Lajmi.net/