Real Madrid – Getafe, Bale thyen rekordin!

Gareth Bale pritet të luajë ndeshjen e 117-të në Spanjë, nëse aktivizohet në ballafaqimin me Getafen.

Sport

03/03/2018 15:40

Gareth Bale pritet të bëhet futbollisti britanik me numrin më të madh të paraqitjeve në La Ligë, duke e tejkaluar David Beckhamin.

Sulmuesi i Real Madridit pritet të luajë ndeshjen e 117-të në Spanjë, nëse aktivizohet në ballafaqimin me Getafen.

Ish ylli i Tottenhamit është larg golashënuesi britanik më i mirë në histori të La Ligës me 61 gola për “Los Blancos”, përcjell “lajmi.net”.

Shifra e tij është larg para të dytit, Gary Lineker, i cili realizoi 42 herë për Barcelonën gjatë karrierës së tij në Spanjë. /Lajmi.net/