Rashica zgjedh këtë fotografi, për t’iu “përgjigjur” De Biasit (FOTO)

Milot Rashica i është “kundërpërgjigjur” trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasit, për deklaratat e bëra së fundi.

Sport

24/02/2017 22:01

De Biasi duke folur për Rashicën dhe mos grumbullimin e tij në Kombëtaren Shqiptare, ka deklaruar se djaloshi nga Vushtrria nuk ia mbushi mendjen në grumbullimin në Austri, dhe se superioritetin e tij nuk e vërejti në këtë grumbullim.

Trajneri italian shkoi aq larg, saqë deklaroi se Rashica edhe te Vitesse nuk po kalon momente të mira, duke qëndruar në stol, e që në fakt po ndodh e kundërta.

Por, pa fjalë dhe me një fotografi të jashtëzakonshme  të bërë në ndeshjen historike ndaj Finlandës, ku shihet edhe një flamur gjigant i Kosovës, Rashica ka vendosur t’i “përgjigjet” De Biasit, duke treguar edhe një herë se është krenar për zgjidhjen që ka bërë, të përfaqësojë vendin e tij, vend ku edhe i mori hapat e parë në futboll./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6