Raporti i fundit: Vrasësi i gazetarëve ende gjallë, por në gjendje kritike

Gjuajtësi i dy gazetarëve gjatë transmetimit direkt në Virxhinia ka qëlluar veten dhe është në gjendje kritike, raporton RT. Ai e kishte postuar videon e vrasjes së gazetarëve në Twitter nën emrin Bryce Williams.

Bota

26/08/2015 18:34

Raportet e mëhershme njoftuan se 41-vjeçari Vester Lee Flanadan kishte bërë vetëvrasje mirëpo informacionet më të fundit njoftojnë se gjuajtësi është në gjendje kritike, megjithatë është ende gjallë.

Gazetarët e vrarë sot punonin për WDBJ, stacion për të cilin ka punuar edhe gjuajtësi.