Ramush Haradinaj uron Ismail Kadarenë: Të paçim gjatë
Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, sot feston ditëlindjen e 83-të.
ShowBiz
Ismail Kadare feston 83 vite të arta, duke numëruar një numër të madh krijimesh letrare, shkruan lajmi.net.
Shkrimtarin e ka uruar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili e vlerësoi lartë veprën e Kadaresë.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I HARADINAJT, PA NDËRHYRJE:
“Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare!
RH”. /Lajmi.net/