Ramos zgjedh portierin e ri në Real Madrid

Sergio Ramos ka një preferencë për portier në Real Madrid.

Sport

20/06/2018 09:52

Sergio Ramos ka kërkuar klubit të bëjë përpjekje për ta transferuar numrin një të Chelseat, Thibaut Courtois, në vend të tij, sipas Diario Gol.

Ylli i Chelseat gjithsesi ka qenë në radarin e Real Madridit tash e një kohë, pasi e ka bërë të ditur dëshirën për t’u kthyer në Spanjë.

Portieri tjetër për të cilin kampioni evropian ka shprehur interesim të madh është David de Gea, megjithatë spanjolli pritet të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare me “Djajtë e kuq” dhe nuk do të jetë në treg, për dallim nga Courtois, i cili pritet të largohet në verë.