Ramirez, hero i Barcelonës (Video)

Sandro Ramirez është bërë hero i Barcelonës. Rezervisti ia ka siguruar fitoren gjigantit katalunas, duke shënuar në fund të ndeshjes me Villarrealin.

Sport

31/08/2014 21:51

Nuk është Messi, Neymar e as Suarez. Heroi më i ri i Barcelonës është Sandro Ramirez.

Rezervisti i gjigantit katalunas është inkuadruar në lojë në pjesën e dytë dhe e ka shënuar golin e fitores për ekipin e Luis Enriques, 1:0, në ndeshje me Villarrealin.

Në fakt, Lionel Messi e kreu krejt punën, e Ramirez shënoi nga afërsia.