Ramiqi: S’ka kërcënime për terrorizëm

Kryetari i LISBA, Fuad Ramiqi, ka thënë se nuk ka gjasa që vendi të jetë arenë e ndonjë sulmi terrorist, duke e adresuar alarmin për mundësinë e një të tilli këtë fundjavë diku tjetër.

Lajme

14/04/2017 18:08

 

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se me shumë mundësi ai është pjellë e pushtetit, për të larguar vëmendjen nga zhvillimet politike në vend

“Në Kosovë shumë po flitet për armiqtë dhe ndodhitë, por asnjëherë nuk ka ndodhur sulm kundër një shqiptari të besimit katolik, apo ndonjë objekti fetar. E kam marrë me dyshim alarmin për sulm terrorist në vend, sepse e di disponimin e popullit shqiptar. Asnjëherë shqiptari nuk do të ngris dorë kundër një shqiptari tjetër. Por sa herë ka probleme politike, pushteti mundohet ta zhvendosë vëmendjen përmes këtyre alarmeve. Jam i bindur që në Kosovë nuk ka mundësi të ketë sulme terroriste”.