Rama takon Obamën, kësaj here fotografia është falas

Prej disa ditësh foto e vitit 2012 që Rama bëri me Obamën është kthyer në një çështje debati politik.

Lajme

08/07/2016 18:56

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Varshavë të Polonisë ku po merr pjesë në samitin e NATO-s.

Ndërkohë zyra e shtypit në Kryeministri ka shpërndarë një foto ku shihet Rama që shtrëngon dorën me presidentin amerikan Barack Obama.

Prej disa ditësh foto e vitit 2012 që Rama bëri me Obamën është kthyer në një çështje debati politik.

Opozita ka bërë kallëzim penal në prokurori, duke akuzuar Ramën se ka paguar 80 mijë dollarë për atë foto përmes shqiptaro-amerikanit Billal Shehu.

Ky i fundit ka dalë në gjyq në SHBA për këtë çështje, ndërsa vendimi do të jepet në vjeshtë.