Rama: Serbi normale, kur ta kuptojnë që “Shqipëria e Madhe” është vetëm një makth i tyre
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një koment në profilin e tij në Facebook, duke sugjeruar shtetin serb që të mos merret me idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

Lajme
Ai përmes këtij komenti ka thënë se kjo ide nuk është projekt i shqiptarëve, por një makth i tyre.
“Serbia Normale do jetë realitet veç kur Serbia Reale do kuptoje se Shqipëria e Madhe është makthi i tyre jo projekti ynë”, thuhet në postimin e Ramës.
Kjo deklaratë vije tri ditë pas incidentit në ndeshjen futbollistike në mes të kombëtareve të Serbisë dhe Shqipërisë.
Ndërkohë, pas kësaj ngjarje, kanë pasur deklaratat e njëpasnjëshme të zyrtarëve serbë, të cilët kanë përquar edhe mesazhe fyese për shtetin e Shqipërisë.