Rama: Boshllëku i lënë nga BE-ja, fajtor për ndikimin rus në Ballkan

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë se është i lodhur nga ankesat që Brukseli po i bën në lidhje me praninë ruse në rajon dhe përgjethësisht për situatën në Ballkan.

Bota

01/04/2017 18:05

Ai për gazetën franceze ‘Le Monde’ ka thënë se ndikimi rus është për shkak të boshllëqeve të lëna nga Bashkimi Evropian, transmeton lajmi.net

“Ky është problemi kryesor në Ballkan kurse pjesa tjetër janë pasoja. Kjo nuk është për tu habitur, pasi dikush po përpiqet ta mbush këtë boshllëk. E gjitha varet nga stabiliteti i SHBA-së dhe BE-së në rajon”, ka thënë Edi Rama.

Edi Rama i ka komentuar shkurt edhe deklaratat e presidentit të komisionit evropian, Jean Claude-Juncker i cili ka thënë se nuk do të ketë zgjerim të BE-së deri në vitin 2020.

“Ne jemi duke e pushtuar Evropën”, ka thënë shkurt Rama.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë qëndrimit në Francë ku u takua me kryeministrin francez. /Lajmi.net/