Rama: Autostrada Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndalur këtë pasdite në qytetin e Durrësit për turin e tij të llogaridhënies së qeverisë.

Lajme

12/06/2018 19:42

Duke folur për projektet në infrastrukturën rrugore, ai tha se autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë, ndërsa rruga e vjetër nga Ndroqi do të jetë rrugë alternative pa pagesë.

Sipas Ramës autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet, për t’i shërbyer tha ai, metropolit të përbashkët mes dy qyteteve dhe zhvillimit të turizmit.