Rakitic: Luis Enrique e ka përmirësuar Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka thënë se Luis Enrique është njeriu që e ka përmirësuar shumë skuadrën spanjolle.

Sport

27/04/2015 22:35

Ivan Rakitic ka thënë se Luis Enrique ka përmirësuar shumë pozita te skuadra e Barcelonës dhe ka fituar mbështetjen e plotë të lojtarëve.

“Ne jemi përmirësuar shumë me të në disa pozita të caktuara. Ne i besojmë atij në mënyrë të 100 përqind”, tha Rakitic për Adidas.

Barcelona ka kaluar në një formë shumë të mirë në këtë sezon, teksa është ende në garë për të fituar tripletën.