Rakiq: Nuk do të hiqet “Parku i Paqes”

Goran Rakiq ka deklaruar se nuk do të anulohet vendimi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, e cila kishte vendosur për fillimin e ndërtimit të “Parkut të Paqes” mbi lumin Ibër.

Lajme

17/07/2014 15:43

Nuk do të hiqet “Parku i Paqes”. Kështu ka deklaruar Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, i cili ka thënë se nuk do të anulohet vendimi i Asamblesë Komunale, që kishte vendosur për ndërtimin e “Parkut të Paqes”,  në pjesën veriore të urës së lumit Ibër .

Ai ka mohuar deklaratat e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, se ekziston një memorandum i nënshkruar që pezullon ndërtimin e shesheve në veri, transmeton KTV.

“Ka pasur bisedime në Prishtinë, në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor, me ministrin Dardan Gashi. Por, megjithatë, kurrfarë memorandumi nuk është nënshkruar. Sa i përket ndalimit të ndërtimeve, kjo ka të bëjë me vendbanimin Kroi i Vitakut, ose siç e quajnë ata “Lugina e doktorëve”, ka thënë Rakiq.