Rafinha tregon se përse dështoi transferimi i tij te Interi

Rafinha ka zbuluar se përse nuk qëndroi te Interi.

Sport

23/10/2018 15:43

Rafinha ishte i huazuar te Interi nga Barcelona me të drejt blerje, por që në fund dështoi marrëveshja.

Mesfushori spanjoll ka thënë se ai e dëshironte qëndrimin te nerazurët, por që Luciano Spaletti nuk e dëshironte atë.

“E di se tifozët e Interit dëshironin që unë të qëndroja, mirëpo trajneri nuk vendosi ashtu”, ka thënë Rafinha, përcjell “lajmi.net”.

“Unë jam ende në kontakte me ish-bashkëlojtarët e mi, pasi kam kaluar një kohë të mirë, por që gjërat nuk rrodhën  siç doja”, ka thënë më tej mesfushori spanjoll. /Lajmi.net/