Rafinha, larg Barcelonës

Futbollisti i Barcelonës, Rafinha mund të largohet nga klubi pasi është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka filluar negociatat për vazhdimin e saj.

Sport

23/01/2015 13:27

Rafinha mund të largohet nga Barcelona pasi klubi ende nuk i ka ofruar një kontratë të re.

21-vjeçari është i lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2016 dhe është i lumtur të mbetet në Camp Nou.

Mirëpo, Barcelona nuk ngutet t’i fillojë negociatat që ka shtuar spekulimet rreth largimit.

“Barcelona ende nuk na ka thënë asgjë”, deklaroi Mazinho, babai dhe menaxheri i tij për “El Mundo Deportivo”.

“E di se klubi zakonisht i hapë bisedimet rreth dy vite para skadimit të kontratës. Rafinha ka edhe 18 muaj në kontratën e tij, por Barcelona nuk ngutet. Jemi në pritje të një thirrje për të na bërë ofertë”, u shpreh ai.