Rabiot dhe Barcelona tashmë kanë arritur marrëveshje

Drama mes Adrien Rabiot dhe Barcelonës e nisur në verë, po vazhdon edhe tash.

Sport

01/12/2018 23:56

Mesfushori francez e ka kërkuar me ngulm një kalim në “Camp Nou”, mirëpo nuk është liruar nga skuadra e tij Paris Saint – Germain.

23 vjeçari është shumë i pakënaqur me situatën në skuadrën e drejtuar nga Thmoas Tuchel.

“RAI” raporton se palët veçse kanë arritur marrëveshje dhe lojtari do të kalojë në Barcelonë në vitin 2019, si transfer i lirë, transmeton lajmi.net.

Rabiot ka pasur edhe një përplasje me trajnerin e PSG gjatë së mërkures, zënkë kjo që i kushtoi me lënie jashtë 11-shës startuese kundër Liverpool. /Lajmi.net/