Qeveria ndan 100 mijë euro për Presidencën, e 200 mijë për komunën e Mitrovicës

Po vazhdon të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Lajme

13/11/2018 14:54

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 100 mijë euro për zyrën e Presidencës, raporton lajmi.net.

Po ashtu Qeveria ka ndarë edhe 200 mijë euro për komunën e Mitrovicës.

Këto mjete janë ndarë kryesisht për nevojat për mjete shëndetësore të kësaj komune. /Lajmi.net/