Qeveria e Edi Ramës vazhdon themelimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë

Serbia dhe Shqipëria po vazhdojnë në themelimin e bashkëpunimit. Që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, raportet ndërmjet këtyre dy shteteve janë më ndryshe, më miqësore dhe kjo vërehet në vazhdimësi.

Lajme

15/05/2018 12:56

“Serbia dhe Shqipëria kanë potencial në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, si dhe në zhvillimin e produkteve turistike në mënyrë që, para se gjithash, të jemi atraktiv për mysafirët e tregut përtej oqeanit”, ka deklaruar zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq.

Këto deklarata Lajiq i ka bërë sot gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit me kolegun e tij nga Qeveria e Shqipërisë, Blendi Klosi, transmeton lajmi.net.

Lajiq ka thënë se Serbia është e interesuar që të rris shkëmbimin turistik ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë i cili aktualisht është i njëanshëm pasi që vetëm serbët po pushojnë në Shqipëri, e jo e kundërta.

“Janë diku 3000-5000 njerëz nga Serbia që e vizitojnë Shqipërinë, kurse ne as nuk i regjistrojmë turistët shqiptarë në Serbi marrë parasysh në numrin e tyre të vogël që vijnë te ne”, ka thënë ministri serb. /Lajmi.net/