Qeveria britanike po përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Kabineti i kryeministres britanike, Theresa May, po merr në konsideratë përshpejtimin e përgatitjeve për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, pa një marrëveshje.

Bota

18/12/2018 12:07

Pritet që kabineti qeveritar të ndajë fonde në vlerë prej 2.2 miliardë euro për të zbutur një kaos të mundshëm ekonomik. Ministri për komunitetin dhe Pushtetin Lokal, James Brokenstein, i tha BBC-së, se qeveria ka kohë që e kupton mundësinë e daljes nga BE-ja pa një marrëveshje, por që tani është përgatitur për një Brexit kaotik.

Rreth 100 ditë përpara se Britania të largohet nga BE-ja, mbetet e paqartë nëse kjo do të bëhet me ose pa marrëveshje, e cila mund të kishte pasoja në ekonominë e vendit.