Qeveria britanike përcakton vizionin e saj drejt Brexit – Lajmi.net
Qeveria britanike përcakton vizionin e saj drejt Brexit
Autori: Lajmi.net BotaLajme 22:11, 11 February 2018
Qeveria britanike, në dukje konfuze dhe e përçarë për çështjen e Brexit pritet të përcaktojë vizionin e saj, bëri të ditur sot një ministre, duke konfirmuar informacionet e medias.

“Unë besoj se dëshira e publikut është vizioni, ata duan diçka konkrete dhe kjo është ajo që do të kenë’’, u shpreh për BBC Penny Mordaunt, sekretarja e Shtetit për Zhvillimin Ndërkombëtar dhe anëtare e kabinitetit të kryeministres.

Ne duhet t’i paraqesin bizneseve si dhe organizatave të tjera një ide që ata duhet të kenë parasysh.

Kryeministrja dhe disa ministra pritet të nisin në javët e ardhshme një seri fjalimesh për Brexit si një përpjekje për t’u shfaqur të bashkuar.

Ministri i Punëve të Jashtme, Boris Johnson mbështetës i hekurt i Brexit, i cili nuk ka ngurruar të sfidojë Theresa May për këtë çështje, pritet të mbajë të mërkurën një fjalim unifikues mes dy palëve pro dhe kundër shkëputjes nga BE, përcjell Atsh.

Kryeministrja pritet më pas të paraqesë në mënyrë të detajuar partneritetin që aspiron të ketë me BE-në në planin e sigurisë. Më pas do të jetë radha e ministrit të ngarkuar për Brexit, David Davis dhe të Tregtisë Ndërkombëtare Liam Fox, dy mbështetës të zjarrtë të “Brexit” për të folur, përpara se eurofili David Lidington, sekretari i Shtetit pranë kabinetit të kryeministres të marrë fjalën

 

 

 

Fjalët kyçe: Brexit, qeveria britanike

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Urban Basketball