Putin nuk e njeh Kosovën si shtet, por ruset bëjnë emrat e këngëtarëve tanë tatto nëpër trup

Ani pse shteti rus nuk e njeh Kosovën si shtet, nuk do të thotë që sukseset tona nuk arrijnë deri tek veshët e tyre.

ShowBiz

21/06/2018 15:02

Është madje një femër ruse atje që ‘çmendet’ për këngëtarin kosovar, Getinjon dhe këtë sapo e dëshmoj, shkruan lajmi.net

Politoriya quhet vajza e ka bërë tatto në trupin e saj emrin e tij dhe ishte këngëtari ferizajas ai i cili e tregoi këtë nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram.

”Zëri na ka shkuar deri në Moskë. Respekt. Shumë dashuri”, ka shkruar ai pranë postimit.

Kujtojmë që në Rusi aktualisht është duke u mbajtur Kampionati Botëror i futbollit atje ku po dëgjohet edhe zëri i këngëtares kosovare Era Istrefi./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkQxZurh2kP/?utm_source=ig_embed

YouTube player