Putin: Do ti përgjigjemi SHBA-ve, ashtu siç e meritojnë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se SHBA-ja gjithnjë e më shumë po përpiqet të “neutralizojë potencialet nukleare të Rusisë” me zbarkimin e vazhdueshëm të mburojës raketore në Evropë, dhe për këtë Rusia do të reagoj me një përgjigje të merituar.

Bota

10/11/2015 18:28

“Referimi tek kërcënimet nukleare të Koresë veriore dhe të Iranit janë vetëm mbulesë e qëllimeve të vërteta. Ata po veprojnë kështu për të neutralizuar potencialin e shteteve të tjera që kanë potencial nuklear, jo të SHBA-së dhe aleatëve të saj – por të Rusisë”, ka thënë Putin

“SHBA-ja po provon të arrijë superioritet ushtarak me çdo kusht”, ka shtuari ai.

Në përgjigje të kësaj, lideri rus Putin ka premtuar se Rusia do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke e forcuar sistemin e vet raketor.

“Dhe në fazën e parë ne do të zhvillojmë armë që mund të depërtojnë nëpër çdo lloj mburoje raketore”, ka thënë Putin.

Ai është ankuar se shqetësimet e Rusisë rreth sistemit raketor të SHBA-së janë injoruar.