Puthje në buzë mes Rita Orës dhe Bebe Rexhës në “MTV VMA”

Ngjarja më e përfolur e industrisë së muzikës që prej dje është “MTV VMA”.

ShowBiz

21/08/2018 10:51

Kjo ceremoni mbledh emrat më të mëdhenj të industrisë së muzikës, të cilët i shpërblen për kontributin që kanë dhënë në muzikë, shkruan lajmi.net.

Këtë vit, të nominuara në disa kategori ishin edhe tri shqiptaret e famshme Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Rita dhe Bebe ishin të pranishme në këtë event, ndërsa as këtu nuk ngurruan të tregonin me krenari që janë shqiptare.

“Jemi shqiptaret e para në VMA”, ka thënë Bebe me të takuar Ritën dhe bënë shqiponjën.

Ndërsa, pas kësaj, dy këngëtaret i kanë dhuruar njëra-tjetrës puthje lezbike. /Lajmi.net/