Publikohet kënga ‘Shtrejt’ duet ky nga Gjiko, Lumi B dhe Ledri Vula

Gjiko, Lumi B dhe Ledri Vula kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

ShowBiz

24/12/2017 22:02

Kënga mban titullin ‘Shtrejt’ teksi i së cilës flet për shoqërinë, veturat e paratë, shkruan lajmi.net

Ky projekt muzikor vjen i realizuar edhe me videoklip i cili është punuar në mënyrë shumë profesionale nga Fati.tv.

Gjiko, Lumi B po ashtu edhe Ledri kanë pasur shumë sukses me projektet e tyre të fundit ndërsa ideja e bashkimit të tre zërave shumë të dashur për publikun ishte një surpizë e këndshme për fansat e tyre.

‘Shtrejt’ vetëm në minutat e para të publikimit ka arritur të marrë shumë klikime në kanalin zyrtar të RedBox në Youtube.

Mbrapa këtij projekti qëndron njeriu i hiteve ‘Big Bang’./Lajmi.net/

YouTube player