Publikohen pamjet, kështu u paraqit Era mbrëmë në Dubai

Era Istrefit i janë hapur dyert e suksesit në botë.

ShowBiz

27/04/2018 16:09

Këngëtarja është ftuar për herë të parë të performojë në Dubai, për dy ditë rresht, shkruan lajmi.net.

Bashkë me Erën, në Dubai kanë udhëtuar edhe Nora dhe bashkëshorti i saj, Roberti, me gjithë ekipin që i ndihmojnë asaj rreth performancës.

Mbrëmë, këngëtarja ka realizuar performancën e parë në atë vend, ku atmosfera ishte në maksimum.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, Era është kujdesur që përmes rrjeteve sociale të publikojë pamje me të cilat tregon se si ishte veshur ajo mbrëmë.

E veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të zezë, Era dukej atraktive, derisa pozoi e shtrirë në shtrat dhe me lëvizje provokuese në koridorin e hotelit. /Lajmi.net/

When you try to act bad but it fails lol

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on