PSG rivalizon Real Madridin për shërbimet e Hazard

Gjigantët e Francës janë të gatshëm që të garojnë me Real Madridin.

Sport

09/12/2018 08:19

Paris Saint Germain po planifikon të ndërhyjë në lëvizjen e Real Madrid për yllin e Chelsea, Eden Hazard, shkruan “The Mirror”, transmeton lajmi.net.

Belgu ka qenë lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në kryeqytetin e Spanjës  tash e disa muaj.

Chelsea në anën tjetër po mundohet ta bind lojtarin që të vazhdojë kontratën që e mbanë në “Stamford Bridge, kontratë kjo e cila skadon në vitin 2020.

Raportimet e “Mirror” thonë se PSG tashmë është inkuadruar së fundmi në garë dhe e ka vënë belgun në krye të listës së dëshirave për verën e ardhshme.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e reprezentuesit të kombëtares së Belgjikës. /Lajmi.net/