PSG e refuzon Barçën për Marquinhos

Paris Saint Germain e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për transferimin e mbrojtësit Marquinhos në Spanjë.

Sport

13/07/2014 18:06

Barcelona e ka marrë një përgjigje negative nga Paris Saint-Germain për mbrojtësin Marquinhos.

Sipas gjigantit francez, futbollisti brazilian nuk do të largohet nga Parisi përkundër arritjes së David Luiz.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle Sport, sipas së cilit, PSG nuk e ka ndërmend t’i nis bisedimet për ish mbrojtësin e Romës.

Për këtë, gjiganti katalunas duhet të shikojë alternativa tjera, pasi dyert për Marquinhos i ka të mbyllura.