Pse nuk i fshehë vitet Jehona Sopi?!

Pas një pauze të gjatë,këngëtarja Jehona Sopi është rikthyer në skenë me një bashkëpunim me këngëtaren Esma Redzepova duke sjellur të ripërpunuar këngën “Caje Sukarije”.

ShowBiz

08/06/2015 11:00

Jehona Sopi para tre viteve është bërë nënë e vajzës së saj të parë Aria dhe kjo është arsyeja e shkëputjes nga skena muzikore për një kohë.

E ftuar në Rtv 21,Jehona ka folur rreth projektit të saj të fundit duke u shprehur e lumtur që pati fatin të bashkëpunojë me një artiste si Esma,transmeton Lajmi.net

Mes tjerash këngëtarja ka zbuluar edhe vitet e saj,e që janë 35,duke thënë se nuk e ka problem të tregojë vitet duke treguar edhe arsyen pse nuk e mbanë të fshehtë.

“Unë tani po bëj 35 vite dhe nuk e kam fare problem t’i tregoj për dallim prej shum femrave,i tregoj sepse jam shumë e lumtur që kam arritur të mbushë 35 vite të lumtura dhe me shëndet të plotë,pse t’i fshehë?”,tha mes tjerash këngëtarja duke paralajmëruar se tani e tutje do të jetë më aktive në muzikë.(Lajmi.net)