Provuan të ia vënin flakën autobusit, kërkohen nga policia (Video)

Këta dy mund të duken si të ëmbël e të pafajshëm, mirëpo në të vërtetë janë të kërkuar nga policia.

Bota

07/01/2016 11:14

Djelmoshat e moshës 14 dhe 16 vjeçare janë kapur nga kamerat duke provuar të ia fusin flakën një ulëse në autobus, transmeton lajmi.net.

Incidenti ka ndodhur në shtator të vitit 2015, mirëpo policia vetëm tani e ka lansuar videon e këtyre djelmoshave duke provuar të ia vënë zjarrin ulëses, raporton lajmi.net.

Të dyshuarit janë përshkruar si djelmosha të bardhë të moshës 14 dhe 16 vjeçare.

Policia bën thirrje që çdo kush që ka informacion rreth këtyre të raportoj në polici. /lajmi.net