Provokim apo protestë? Kur përformoi Serbia, shfaqet flamuri i Kosovës

Mbrëmë është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e festivalit Eurovision.

ShowBiz

11/05/2018 10:01

Në këtë festival ka garuar edhe shteti serb, që është kualifikuar në finalen e madhe që do mbahet me 12 maj në Lisbonë, shkruan lajmi.net

Mirëpo, çudia ka ndodhur kur kamera pas përformancës serbe është drejtuar nga publiku serb dhe aty janë vërejetur dy telefonë celularë me flamurin e Kosovës.

Në fakt, kjo nuk dihet nëse është provokim, apo protestë për mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë festival, edhe pse është dhënë sqarimi zyrtar.

Pra, Kosova nuk mund të jetë pjesë e Eurosong, deri sa të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës!/Lajmi.net/

screenshot_1