Prokuroria ngrit aktakuzë për krim të organizuar në Mitrovicë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka ngritur aktakuzë në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës kundër katër të pandehurve.

Lajme

23/10/2015 17:11

Të akuzuarit, sipas njoftimit të Prokurorisë, dyshohen për pjesmarrje në vepra penale, shmangie nga tatimi, pastrim parash e të tjera.

“Secili i pandehur akuzohet për veprën e krimit të organizuar në lidhje me shmangien e tatimit/ndihmën në shmangie të tatimit dhe shpërlarjen e parave për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Parandalimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftim.

“Pretendohet se këto vepra penale janë kryer nga viti 2011 deri në vitin 2012 dhe ndërlidhen me një shmangie të tatimit në shkallë të lartë që është kryer në kontekst të aktivitetit të shitjes së karburanteve. Po ashtu pretendohet se paratë e fituara nga ky krim janë shpërlarë përmes biznesit të ndërtimit”.

“Aktakuzën e ka ngritur një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës pas një hetimi nga policia e EULEX-it”, thuhet në këtë njoftim.